Rreth The Future WorkPlace



 ÇFARË  : The Future Workplace është platformë digjitale e bazuar në të dhëna, e krijuar për të kuptuar thellësisht tregun e TIK-ut në Kosovë, që është ndërtuar si pjesë e projektit me të njëjtin emër të mundësuar nga Millenium Foundation Kosovo / Millennium Challenge Corporation; ndërkaq zbatohet nga Open Data Kosova dhe Oda Ekonomike e Kosovës. The Future Workplace paraqet një bazë mbi të cilën tregu i TIK-ut mund të kuptohet më mirë (anën e ofertës dhe atë të kërkesës), një pasqyrë se si sistemi arsimor duhet të modifikohet për të përmbushur kërkesën e tregut dhe një rrugëtim të duhur për të eksploruar kapacitetet njerëzore të TIK-ut në Kosovë.

 TË DHËNA  : Të dhënat e përfshira në platformë janë: çfarë studentët e TIK-ut mësojnë në shkollë të mesme dhe universitet, numri i të diplomuarve në TIK, me cilat aktivitete merren bizneset e TIK-ut, sa fitojnë bizneset e TIK-ut, cilat aftësi të TIK-ut kërkohen dhe më shumë të tjera. Thelbësore në procesin e mbledhjes së të dhënave kanë qenë: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, Administrata Tatimore e Kosovës dhe bizneset lokale të TIK-ut. Open Data Kosova dhe Oda Ekonomike e Kosovës shprehin mirënjohjen e tyre më të thellë për këto palë të interesuara që kanë kontribuar me kohën e tyre në ndërtimin e kësaj platforme tërësisht të bazuar në të dhëna.

 PSE  : Qëllimi i platformës ‘The Future Workplace’ është të adresojë hendekun e madh në sasinë e njohurive në dispozicion lidhur me tregun e TIK-ut në Kosovë. Meqenëse sektori i TIK-ut është cituar gjerësisht si një fushë me potencial të madh për Kosovën, ky mjet digjital mundëson krijimin e bazës për analizë gjithëpërfshirëse të tregut të TIK-ut me qëllim që të ndihmoj në zhvillimin e mëtutjeshëm. Për më tepër, të dhënat e paraqitura janë në dispozicion për shkarkim nga secili përdorues dhe mund të përdoren për arsye të ndryshme me qëllim të inkurajojmë vendimmarrje të bazuar në të dhëna.


‘The Future Workplace’ është pjesë e ‘Dig Data Challenge’ fuqizuar nga Millenium Foundation Kosovo (MFK) and Millennium Challenge Corporation (MCC). #DigData është sfidë për të dhëna të hapura që fokusohet në rritjen e disponueshmërisë së të dhënave dhe përdorimit analitik të të dhënave juridike, mjedisore dhe ato të fuqisë punëtore, nga shoqëria civile, bizneset dhe qeveria, për të promovuar vendimmarrjen bazuar në të dhëna dhe njëkohësisht duke rritur bashkëpunimin në mes entiteve të lartëpërmendura.

Partnerët Zbatues


Partnerët Mbështetës


MUNDËSUAR NGA